Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në aksin rrugor Tepelenë Gjirokastër.

 

Policia bën me dije se dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ku si pasojë janë dëmtuar dy persona të cilët u dëgruan në spital për ndihmë mjekësore.

 

Tepelenë/Informacion paraprak

 

Rreth orës 06:10, në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Luzat”, automjeti tip “Dacia”, që drejtohej nga shtetasi K. Ç., është përplasur me automjetin tip “Seat”, me drejtues shtetasin H. S.

 

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Dacia”, shtetasi K. Ç. dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin tip “Seat”, shtetasi Xh. G. 19 vjeç, banues në Tepelenë, të cilët u transportuan në spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.

 

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *