E mërkurë, 11 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksident në aksin Burrel – Milot, plagosen dy të rinj

Dy persona janë plagosur pasditen e kësaj të enjteje si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin nacional Burrel – Milot në fshatin Bushkash.

 

Një mjet doli nga rruga duke përfunduar në humnerë. Për pasojë u plagosën dy të rinj të moshave 28 dhe 22 vjeç.

 

Reklamë

Informacionet bëjnë me dije se ata u transportuan me urgjencë në spitalin e Burrelit ku morën ndihmën e parë. Më pas u dërguan në Tiranë për mjekim më të specializuar. Burime nga spitali i Burrelit thanë se të rinjtë janë jashtë rrezikut për jetën.

 

Ndërkohë sipas policisë mjeti po udhëtonte nga Bulqiza në drejtim të Tiranës. Ekspertët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa paraprakisht dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e lagështisë në rrugë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë