E diel, 15 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident në aksin Bilisht-Korçë, përplasen dy mjete

Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Bilisht – Korçë, në afërsi të fshatit Cangonj.

Ka qenë njëri prej mjeteve i cili ka kryer një manovër të gabuar në afërsi të kryqëzimit që ka sjellë edhe përplasjen me mjetin me targa greke që udhëtonte pas tij.

Në mjetin me targa greke kanë qenë duke udhëtuar një familje përfshi dhe dy fëmijë të mitur, të cilët për fat të mirë kanë shpëtuar mrekullisht edhe në rrethana kur mjeti nga përplasja ka përfunduar poshtë rrugës nacionale.

Ky është aksidenti i dytë brenda pak orësh aksin rrugor Kapshticë – Pogradec dhe në të dyja rastet drejtuesit e mjeteve nuk kanë respektuar sinjalistikën rrugore.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë