Një aksident është shënuar mesditën e kësaj të diele në Tiranë, pranë maternitetit Mbretërsha Grealdinë.

 

Qytetari me iniciale N.I ka përplasur një këmbësore, rreth 50-vjeç.

 

Gruaja është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

 

Tiranë/Informacion paraprak

 

Më datë 09.04.2023, në afërsi të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, mjeti me drejtues shtetasin N. I., ka aksidentuar një shtetase (këmbësore) rreth 50 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *