E hënë, 21 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident me vdekje në Vlorë

Një aksident me vdekje është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Vlorë.

Drejtuesi i një automjeti ka përplasur një 46-vjeçar që lëvizte me biçikletë. Sipas njoftimit zyrtar, 46-vjeçari ka ndërruar jetë në spital si pasojë e dëmtive të marra.

“Sot, rreth orës 20:20, në afërsi të urës në Orikum, shtetasi K. C., 32 vjeç, duke drejtuar automjetin “Lexus”, ka aksidentuar shtetasin D. K., 46 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 46-vjeçari ndërroi jetë në spitalin e Vlorës.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë