E diel, 22 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Aksident me vdekje në Velipojë e Lushnjë

Është përgjakur nga aksidentet automobilistike kjo e diele. Një person ka humbur jetën ne orët e para te mëngjesit ne Velipojë. Viktima ka mbetur 24-vjeçari, Elsid Leva. I riu ka qene duke udhëtuar me mjetin e tij kur ka dalë nga rruga dhe më pas ka përfunduar në ujërat e hidrovorit te Velipojës. 24-vjecari i cili drejtonte mjetin tip “Benz” po udhëtonte në drejtim të banesës së tij, pasi me herët kishte ndjekur meshën e shenjte te pashkëve në qytetin e Shkodrës. Për të nxjerrë Elsid Levën nga automjeti është dashur edhe ndërhyrja e forcave zjarrfikëse. Burime te policisë thane se 24-vjeçari ndërroi jetë rrugës për në spital. Një tjetër aksident më vdekje u shënua në aksin rrugor Lushnje-Fier. Në afërsi të  rrethrrotullimit të Savrës, një automjet tip “Volsvagen Tuareg”, ka përplasur një motoçikletë me drejtues 32-vjeçarin me iniciale E.K, i cili mbeti i vdekur ne vend. Pas aksidentit, policia arrestoi drejtuesin e automjetit, 26-vjeçarin Kadri Cenku.

 

 

Më shumë video

Reklamë