Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:30, në aksin rrugor “Rotondo e Çermës – Lushnjë”.
Sipas informacioneve zyrtare nga Policia, një automjet tip autobus, i drejtuar nga shtetasi Hektor Lakuriqi, , 50 vjeç, banues në Lushnjë, është përplasur me një motomjet, që drejtohej nga shtetasi Qemal Krasniqi , 72 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë.
Përplasja ka rezultuar fatale për drejtuesin e motomjetit, i cili ka ndërruar jetë në vend.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kanë bërë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të autobusit, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për hetime të mëtejshme.
/vizionplus.tv





