E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident me vdekje në Kavajë, humb jetën këmbësori

Një aksident me vdekje është regjistruar këtë të premte në aksin Rrogozhinë-Kavajë.

Automjeti, me drejtues shtetasin R. M, ka përplasur një këmbësor. 83-vjeçari, si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.

“Rreth orës 14:00, në aksin Rrogozhinë-Kavajë, shtetasi R. M, ka përplasur me automjetin që drejtonte, këmbësorin, shtetasin M. H., 83 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.

Shtetasi R. M, është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Reklamë

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë