E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident me vdekje në Fier, policia shoqëron shoferin 31-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në bypass-in e Fierit rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm.

Mësohet se automjeti tip “Volvo”, me drejtues 31-vjeçarin me inicialet O.D, ka përplasur një person rreth 65-vjeç, duke i shkaktuar vdekjen.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, ku po kryhen veprimet proceduriale ndaj tij.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë dhe për zbardhjen e shkakut të aksidentit./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë