E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksident me vdekje në Fier, humb jetën këmbësori

Një aksident me vdekje është regjistruar këtë të enjte në Fier, në vendin e quajtur “Zogu i Zi”.

Një 23-vjeçar ka përplasur me makinë një të moshuar, 82 vjeç. Fatkeqësisht 82-vjeçari ka ndërruar jetë.

“Rreth orës 10:00, në vendin e quajtur “Zogu i Zi”, automjeti me drejtues shtetasin E. D., 23 vjeç, banues në Fier, ka përplasur këmbësorin, shtetasin V. F., 82 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit me të cilin po kryhen veprimet procedurale.

Reklamë

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë