E martë, 3 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 9 orë më parë
Vendi

Aksident me vdekje në Elbasan

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në rrugën e vjetër Elbasan-Tiranë.

Dy automjete janë përplasur, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i njëri prej tyre, N. S., rreth 72 vjeç.

“Në rrugën e vjetër “Elbasan-Tiranë”, në fshatin Gracen, automjeti me drejtues shtetasin G. S., 62 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin N. S., rreth 72 vjeç.

Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi N. S. dhe është dëmtuar shtetasi shtetasi G. B., pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin G. S”, njofton policia.

Reklamë

Ndërkohë uniformat blu kanë shoqëruar drejtuesin e automjetit tjetër të përfshirë në aksident./vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë