E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident me vdekje në Durrës, 23-vjeçari përplas këmbësorin

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Shkozet–Plepa.

Policia njofton se rreth orës 19:30, automjeti që drejtohej nga shtetasi S. N, 23 vjeç. ka përplasur shtetasin D. T., 81 vjeç, i cili lëvizte në këmbë.

Si pasojë e përplasjes, 81-vjeçari ndërroi jetë.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi S. N., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë