Një aksident me vdekje ka ndodhur mrbëmjen e sotme në aksin Rrëshen-Burrel në fshatin Urakë. Burime bëjnë me dije se një kalimtar ëhstë përplasur nga një makinë, e për pasojë ka humbur jetën.
Mësohet se viktima është Q.N rreth 70-vjeç.
Ndërkohë që ëhstë shoqëruar në komisariat drejtuesi i mjetit i cili do të merret në pytje për të dhënë detajke mbi aksidentin. Një person humbi jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi pasditen e së enjtes në aksin Rrëshen-Burrel.
Njoftimi:
Rreth orës 17:45, në fshatin Urakë, shtetasi G.Gj , 40 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit të tij dhe ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin Q.N., rreth 70 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë në spital.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi G.Gj., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.





