Një shtetas serb, 50-vjeç, është vënë në pranga pasi është përfshirë në një aksident, ku ka humbur jetën një 56-vjeçare. Viktima mësohet se është shtetase gjermane, ndërsa ngjarja është regjistruar në aksin Qafë Thanë-Prrenjas.

 

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pasditen e djeshme, për një aksident në aksin rrugor “Qafë Thanë-Prrenjas”, ju informojmë se specialistët e qarkullimit rrugor të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin serb S. M., 50 vjeç, pasi kamioni që drejtohej nga 50-vjeçari, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasja gjermane U. S., 56 vjeçe”, njofton policia.

 

Gjithashtu është plagosur dhe pasagjeri që ndodhej në automjet me viktimën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *