Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin rrugor Korçë – Pogradec.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të fshatit Pirg, ku një mjet ka humbur kontrollin.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se nga aksidenti kanë ngelur të plagosur dy persona, të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Korçës.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të hetuar për rrethanat e këtij aksidenti.
/vizionplus.tv





