E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident me dy të lënduar në Malësi të Madhe

Një aksident me dy të lënduar është shënuar rreth orës 16:00 të ditës së sotme në fshatin Rrjoll, Malësi e Madhe.

Policia njofton se  shtetasi N. P., duke drejtuar një automjet tip kamion, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe, si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është rrëzuar.

Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar drejtuesi i kamionit, shtetasi N. P., si dhe pasagjeri G. P., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë