Një aksident i trefishtë ka ndodhur në Lushnje, në zonën drejt stadiumit.
Në tentativë parakalimi duke mos i hapur krahun njëri- tjetrit , mjetet janë karamboluar.
Dëmet materiale janë të shumta dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Policia ka shkuar në vend ngjarje për të zbardhur dhe dokumentuar pasojat e këtij aksidenti.





