Kronikë
Aksident i trefishtë në Fushë-Krujë, plagosen 2 persona

Një aksident me plagosjen e dy personave u regjistrua mesditën e kësaj të premteje në rrugën nacionale Fushë Krujë – Durrës.
Në aksident u përfshinë tre automjete, ndërsa u plagosën dy prej drejtuesve, të cilët u transportuan me urgjencë drejt Tiranës.
Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave te lejuara e njerit prej automjeteve dhe tentativa për një parakalim.
Ndërkohë grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.




