E premte, 2 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Fadroma përplas 60-vjeçarin, humb jetën drejtuesi i trajlerit në Aeroportin e Vlorës

Një 60-vjeçar humbi jetën në një aksident të shënuar në orët e vona të së premtes në kantierin e aeroportit të Vlorës.

Viktima është identifikuar si Nusret Xhoka, i cili punonte me trajler në aeroport. Ai u përplas nga një fadromë, që drejtohej nga Rrahman Sllaniku.

Reklamë

Ky i fundit humbi drejtimin e mjetit dhe aksidentoi 60-vjeçarin sapo zbriti nga trajleri.

Përplasja ishte fatale dhe Nusret Xhoka ndërroi jetë menjëherë në vendngjarje.

Drejtuesi i fadromës që shkaktoi aksidentin, Rrahman Sllaniku, u arrestua nga policia pas ngjarjes./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë