E diel, 4 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 04:15 Në vijim ora 04:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Aksident i rëndë në Jonufër të Vlorës, dy të lënduar! Njëri mbetet i bllokuar në makinë

Një aksident i rëndë është regjistruar në Jonufër të Vlorës pasditen e sotme. Vizion Plus mëson se një furgon është përplasur me një automjet tip Golf.

Si pasojë e përplasjes, janë plagosur drejtuesi i Golfit dhe pasagjeri.

Reklamë

Pasagjeri ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi është bllokuar brenda mjetit.

Është dashur ndërhyrja  e kalimtarëve dhe policisë për ta nxjerrë nga automjeti.

Rruga ka qenë e bllokuar për disa minuta, ndërsa të dy të plagosurit janë transportuar në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje pritet të mbërrijë grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e aksidentit./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë