Një 40 vjeçar ka mbetur I vdekur pas një aksidenti të ndodhur në fshatin Tërbaç në Himarë.

 

Dyshohet se gjatë natës, burri ka qenë duke udhëtuar me motomjetin e tij teksa ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

 

Himarë/Informacion paraprak

Në rrugën rurale të fshatit Tërbaç, gjatë natës, shtetasi L. H., 40 vjeç, dyshohet se duke drejtuar një motomjet ka humbur kontrollin dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *