E enjte, 1 Tetor 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident i rëndë në Bradashesh-Peqin, humb jetën i moshuari, u përplas nga shoferi i “Audi-t”

Një aksident i rëndë  ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Bradashesh-Peqin, pranë Bradasheshit, ku një 70-vjeçar ka humbur jetën.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti tip Audi, me drejtues shtetasin A.G., ka përplasur shtetasin Xhemal Çela, rreth 70 vjeç, banues në Bradashesh, i cili po lëvizte me biçikletë.

Reklamë

I moshuari u transportua fillimisht për ndihmë mjekësore në Elbasan, por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore u nis drejt Tiranës për trajtim të specializuar.

Megjithatë, 70-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë gjatë transportit.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.