E diel, 15 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident i rëndë në autostradën Fier–Vlorë, humb jetën 24-vjeçari

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Fier–Vlorë, në zonën e Novoselës.

Sipas të dhënave paraprake, rreth orës 03:00, një automjet është përplasur me barrierat mbrojtëse anësore të rrugës.

Rreth 30 metra larg vendit të përplasjes është gjetur pa shenja jete shtetasi Albi Hoxha, 24 vjeç.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet procedurale për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

Reklamë

Po ashtu, autoritetet po punojnë për të verifikuar nëse në automjet ndodheshin edhe persona të tjerë në momentin e ngjarjes.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të këtij rasti.

Vazhdo të lexosh

Reklamë