Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në autostardën Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Buzmadh.
Gazetari i Vizion Plus, Ilmi Saliaj, mëson se dy furgojnë janë përplasur me njëri-tjetrin dhe si pasojë disa persona kanë mbetur të lënduar.
Lexo edhe :
Related Posts
Sipas informacioneve paraprake, të lënduarit me dëmtime të lehta janë dërguar menjëherë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e dinamikës së këtij aksidenti./vizionplus.tv






