Subscribe

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtunë në aksin e autostradës Levan-Tepelenë. Nga të dhënat e para rezulton se në aksident janë përfshirë dy automjete, ku si pasojë janë lënduar 7 persona.

Në mesin e të lënduarve janë edhe dy fëmijë, 2 dhe 3 vjeç, të cilët janë dërguar në urgjencën e spitalit Rajonal Fier për t’iu dhënë ndihma e parë mjekësore.

Lexo edhe :

Related Posts

Një nga fëmijët e lënduar raportohet të jetë në gjendje të rëndë për jetën, teksa dy të tjerë pritet të mëbrrijnë në spital.

Në vendngjarje ndodhen forca të Policisë Rrugore dhe ekspertët për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti.vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *