Kronikë
Aksident i rëndë në aksin Belsh-Kuçovë, humb jetën një person

Një aksident me pasojë vdekjen u regjistrua këtë të enjte në aksin rrugor Belsh-Kuçovë.
Burime për “Vizion Plus” bëjnë me dije se një makinë u përplas me një motoçikletë.
Reklamë
Për pasojë, humbi jetën drejtuesi i motoçikletës, ndërsa u plagos edhe pasagjerja.
Kjo e fundit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton për të zbardhur shkakun e aksidentit.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




