E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksident i katërfishtë në Klos-Bulqizë për shkak të ngricës në rrugë

Reshjet e borës kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve në rrugën nacionale Klos-Bulqizë.

 

Ndonëse sasia e borës e rënë një ditë më parë në këtë aks nuk ishte shumë e madhe, prania e ngricave gjatë natës dhe orëve të para të ditës së sotme ka krijuar probleme.

 

Reklamë

Në afërsi të vendit të quajtur “Qafë Dushk”, katër automjete u përplasën me njëra-tjetrën për shkak të ngricës në asfalt. Për fat të mirë nuk pati të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë