5 persona humben jetën jetë ndërsa 15 të tjerë u plagosen rëndë, pasi një autobus doli nga rruga dhe u përplas me hyrjen e një metroje në Moskë. Sipas mediave ruse, në mesin e viktimave ka edhe këmbësorë.

 

Pamjet e televizionit kombëtar shfaqin momentin kur autobusi doli nga rruga dhe përfundoi poshtë shkallëve të metrosë ndërsa këmbësorët vrapojnë të tmerruar.

 

Autoritetet ruse theksuan se  bëhej fjalë për një defekte mekanik ose humbje kontrolli nga drejtuesi i mjetit.

 

Ndërkohë policia, pas marrjes në pyetje të drejtuesit të autobusit, sqaroi se shoferi kishte tentuar të frenonte, por ishte e pamundur.

 

Stacioni i metrosë gjendet në rrugën kryesore në perëndim të Moskës, pranë një qendre tregtare shume te frekuentuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *