Infasatruktura rrugore është një element i rëndësishëm që lidhet me sezonin turistik dhe janë disa aske rrugore, ku trafiku pritet të jetë më i reduktuar, falë ndërhyrjeve.

 

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ergys Verdho renditi njëra pas tjetrës në emisionin “E-Zone” në “Vizion Plus” të gjitha segmentet ku qarkullimi do të jetë më i lirshëm këtë sezon.

 

Ai e nisi duke bërë një pasqyrim të punimeve te ish-Shqiponja në Tiranë, teksa njoftoi se në në qershor do të hapen tunelet 1 dhe 2.

 

“Tre lotet perëndimore janë duke punuar në mënyrë sistematike, sheshi Shqiponja ka patur shpeshherë devijime të trafikut. Tirana del në Durrës me anë të devijimit në zonën e Laprakës dhe Astiri e ka të dedikuar mbi tunelin numër 1. Në qershor të këtij viti do të bëhet i mundur kalimi mbi tunelet dy dhe një, për të futur trafikun nga Durrësi në Tiranë. Do të zhbllokohet akoma më shumë trafiku. Kjo është vetëm në pikun e lëvizjes. Do të fillojë plani I menaxhimit të trafikut në të dy anët e karrexhatës kryesore. Trafiku nga Tirana për në Durrës do të kalojë sipër tuneleve. Kjo do të jetë gati në fund të qershorit”, tha Ergys Verdho përballë gazetares Rajmonda Lajthia.

 

Ndërhyrja në autostradën Tiranë-Durrrës ka përfunduar para pak ditësh, çka do të thotë se lëvizja aty mund të kryhet pa pengesë. Punimet vijojnë intensivisht edhe për Bypassin e Vlorës dhe në korrik pritet të ketë një hapje të pjesshme të këtij segmenti.

 

“Nga 29 km, ne kemi shtruar me asflat 20 km dhe po punohet intensivisht në zonat e rrëshqitjeve të mëdha, po punohet poshtë Kaninës, ku do të bëhet edhe ura numër 2. Ura numër 4, 5 dhe numër 1 janë të përfunduara. Në korrik të këtij viti kemi marrë angazhimin për të bërë një hapje, që do të jetë një hapje e pjesshme, me sinjalizim të verdhë, për të shfryrë trafikun e verës.”

 

Segmenti Kardhiq-Delvinë, sipas Ergys Verdhos, do të mund të jetë funksional për verën e ardhshme. Aksin Lezhë-Shëngjin, shtoi ai, ky sezon turistik do ta gjejë të përfunduar. Brenda qershorit, kjo rrugë do të jetë e kalueshme pa problem, duke lehtësuar kështu trafikun.

 

Procedura e pastrimit të tunelit të Krrabës pritet të mbyllet gjatë kësaj jave të re. Sa i takon tunelit të Llogarasë, Verdho tha se kontrata pritet të përmbyllet në dhjetor, për t’i hapur rrugën nisjes së punimeve në vitin 2022.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *