E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Akordoi penallti në fundin e takimit, tifozët e Kamzës dhunojnë arbitrin

Një fund I hidhur por edhe I trishtueshëm ai I ndeshjes së Superligës mes Kamzës dhe Laçit, e cila u mbull në barazim 1 me 1.

 

Një penallti e akorduar në fundin e takimit nga gjyqtari kryesor Eldorian Hamiti për ekipin e Laçit solli pakënaqësi në radhët e tifozëve vendas, të cilët kapërcyen hekurat dhe dhunuan arbitrin.

 

Reklamë

Një episod i pakënshëm që solli sërish problematikat e Superligës.

 

Pjesa e parë mes dy ekipeve u mbyll me rrjeta të paprekura, por me fillimin e të dytës ishin vendasit që gjetën golin në minutën e 57’ të takimit me kapitenin Plaku.

 

Por kur dukej se gjithçka po shkonte mirë për Kamzën, një ndërhyrje e portierit të vendasve në fundin e takimit bëri që gjyqtari ta konceptonte si faull dhe të akordonte një 11 metërsh.

 

Najdenov goditi saktë nga pika e bardhë, ndërsa festa e laçianëve për shpëtimin nga humbja u shoqërua me revoltën e tifozëve vendas që zbritën në fushë për të dhunuar arbitrin kryesor.

Vazhdo të lexosh

Reklamë