Kryeministri australian Anthony Albanese dje bëri një pushim të shkurtër nga qeverisja e vendit për të festuar ditën e Shën Valentinit dhe për t’i propozuar martesë partneres së tij Jodie Haydon.

Lajmin e ka bërë të ditur Albanese ditën e sotme me një selfie që ka postuar në rrjetet sociale të tij dhe partneres me mbishkrimin: “Ajo tha po”.

Në foto, Haydon mban  edhe një unazë fejese të dizenjuar me kontributin e Albanese.

“Është një gëzim i madh të gjesh një partnere me të cilin dëshiron të kalosh pjesën tjetër të jetës”, tha Albanese për Sky në një intervistë sot.

Pas darkës në një restorant italian për festën e të dashuruarve, Albanese i propozoi të dashurës së tij në ballkonin e rezidencës zyrtare të kryeministrit në Canberra.

Haydon, e cila ka punuar në industrinë e pensioneve për shumë vite, tha se ishte e suprizuar nga urimet që mori çifti.

“Dua të falënderoj të gjithë për urimet kaq të ngrohta sot, nga miqtë tanë tek familja jonë dhe nga njerëzit që nuk i njohim”, tha ajo në një intervistë për Sky. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *