Bashkëpunëtori i 39-vjeçarit që vrau Georgia Muratin disa ditë më parë në Greqi ka dhënë dëshmi tronditëse sot në mesditë para trupit gjykues ku u paraqit për të mësuar masën e sigurisë.

Ai tha se nuk e dinte që bashkëjtuesi i shqiptares do ta vriste atë, megjithatë pas krimit kishte marrë pjesë në ngarkimin e trupit të pajetë në një makinë për ta fshehur më tej.

Lexo edhe :

Related Posts

Ai më tha se do të inskeonin një grabitje. Kur hym në shtëpi, mori thikën dhe më tha që të ikja te makina. Pastaj erdhi disa minuta më vonë duke më thënë që e kishte vrarë dhe i duhej ndihmë për ta ngarkuar në makinë. U tremba dhe e ndihmova. Nuk e dija që ajo ishte shtatëzënë. Kur e mësova, erdha vetë në polici dhe dëshmova çfarë kishte ndodhur”, u shpreh ai.

Vajza shqiptare u vra disa ditë më parë nga bashkëjetuesi i saj, i cili kishte një të shkuar të errët sa i përket krimeve ndaj personit. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *