Subscribe

Arlind Ajeti është përzgjedhur mes 8 zbulimeve te kampionatit evropian te futbollit. Lajmi është bere publik nga faqja zyrtare e Organizatës Evropiane te Futbollit, e cila ka përpiluar nje liste me 8 lojtare talente te rinj ose futbolliste te cilët nuk kishin rene ne sy me pare, por qe evidentuan fale lojës se tyre mjaft te mire. Ne liste janë portieri islandez Hanes Halldorson, portugezi Rafael Guerrerio, uellsiani Hal Robson Kanu, spanjolli Nolito, irlandezoveriori Majkell Mecgovern, polaku Mihal Pazhdan dhe belgu Tomas Menier. Mes tyre edhe qendërmbrojtësi Arlind Ajeti per te cilën Uefa shkruan: një turne me peripeci per mbrojtësin Ajeti, i cili e filloi ne stol aventurën e Shqipërisë ne ndeshjen me Zvicrën, me pas u dëmtua ne fund ne nje ndeshje fantastike me Francën per te shpërthyer me Rumaninë, atje ku u vlerësuan lojtari me i mire i ndeshjes. Pak dite me pare fale kësaj performance Ajeti iu bashkua Torinos ne serine A, duke nënshkruar nje kontrate tre vjeçare me nje shume prej 500 mije euro ne sezon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *