Ajax dhe Barcelona janë skuadrat e para që siguruan biletat për në fazën gjysmëfinale të Uefa Champions League.

Kualifikimin me spektakolar e arriti ekipi holandez i cili fitoi 2 me 1 në Torino kundër Juventus pasi ndeshja e parë ishte mbyllur 1 me 1.

Një paraqitje e mrekullueshme e skuadrës së Ten Hag, në të gjitha dimensioned.

Talent, freski fizike, agresivitet dhe elemente të tjerë që të kujtonin futbollin total, që ofronte dikur Ajaxi I famshëm I viteve 70 të shekullit të kaluar. Goli I Ronaldos më kokë në minutën e 28 ishte thjesht një iluzion për bardhezinjte. Kjo pasi Ajaksi barazoi vetëm 6 minuta më vonë me anë të Van de Beek.

Në pjesën e dytë Ajaksi shpërfytyroi Juventusin duke krijuar një mal me raste por ia doli të shënojë golin e fitores në minutën e 67 me anë të kapitenit De Ligt me kokë. Dështim total për Juventusin. Ëndërra vazhdon për holandezet…

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *