Spektakli i Ferma VIP 2 ka nisur me tensione mes fermerëve. Pas marrjes së dënimit nga Agai, Andueli është parë shumë i mërzitur dhe ka shpërthyer ndaj Big Bastës, duke e etiketuar këtë të fundit si frikacak, burracak dhe servil.
Ndërkohë i menjëherëshëm ishte reagimi i Luanës e cila i bëri të ditur se dënimi erdhi nga Abgati për thyerje rregullash dhe se zbatimi i tyre nuk ka lidhje me servilizmin.
Ndërsa Big Basta tha se sjellja e Anduelit nuk është aspak e hijshme, ai duhet të jetë shembull për të tjerët.
Pjesë nga biseda:
Andueli: Në jetën time nuk kam duruar dot servilat, si Big Basta. Në darkë na thoshte mos thyejmë rregullat, dhe të nesërmen shkon dhe serviloset. Unë bëra vendimin pa e ditur që po thyeja rregullat. Ai është frikacak, flet cepave, është intrigant. Kërcënimet që bën ky këtu shpresoj të jepen. I përmend bukën e gojës. I vjen mirë që mbyllet TikTok. Oër monetin ai është amshkull nuk është burrë.
Luana: Për pjesën e servilizmit, nëse ti i thua Big Bastës servil se ju bindet rregullave nuk më bën sens.
Andueli: Jo se në Prime vjen dhe të bën burrë i mirë, dhe mbrapa pastaj të shan. Ai është servil i përgjithshëm.
Luana: Nuk mendoj se është termi i duhur. Nuk është servilizëm respektimi i rregullave.
Andueli: Prandaj i them mashkull dhe jo burrë.
Big Basta: Çdo gjë është e filmuar. Sa i përket këtyre intrigave u kam thënë në sy të dyve, Anduel unë i mbështes artistët e rinj. Ju kam thënë në sy të dyve që ty të fryn në vesh dhe të mban afër vetes. Të gjitha filmimet janë aty te Plevica te Arena. Unë e gjej rastin se kur promovohen në një televizion kombëtar thyrjet e rregullave sidomos nga mosha e Anduelit, ai duhet të jetë shembull dhe jo të flasë në këtë formë denigruese.





