Nuk ka rrezik nga jashtë dhe për pasojë nuk ka asnjë arsye për shpalljen eventuale të gjendjes së jashtëzakonshme, deklaroi për TV21 lideri i BDI-­së, Ali Ahmeti.

Ahmeti theksoi se kishte kërkuar ndihmë nga Mogherini që vendi të dilte nga kriza.

”Të njëjtën gjë kërkoi edhe Mogerini nga unë”, tha Ahmeti.

”Pres që Ivanov të tërheqë vendimin e tij të ngutshëm dhe t’i jepet mandati Zaevit për ta formuar qeverinë e re”, shtoi ai.

Ahmeti tha se e kishte ditur se gjendja mund të përkeqësohej që nga koha kur thonte se “Ukraina nuk është larg”.

Ai këmbëngul se deklarata e përbashkët e partive është përpiluar në Shkup dhe jo në Tiranë.

Ahmeti përsëriti se kjo deklaratë e përbashkët nuk ishte cënim për integritetin territorial të Maqedonisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *