Subscribe

Ministri Financave Arben Ahmetaj deklaroi se në fund të vitit borxhi publik do të shkojë në 64.9%

 

Në një deklaratë të mbajtur për mediat, Ahmetaj tha se investimet publike në vend do të shkojnë 900 mln dollarë.

 

Sipas ministrit është viti i katërt që nuk do të prodhohet borxh publik në vend.

 

Ministri paralajmëroi gjithashtu se do të ketë rritje pagash në shëndetësi, arsim, në mbrojtje dhe për trupin diplomatik.

 

Ahmetaj tha se rritja e pagave për mësuesit do të shkojë në 7% dhe se do të vijojë dhënia e librave falas.

 

Ndërsa sa i takon shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale, Ahmetaj tha se do të rikonstruktohen të gjitha qendrat shëndetësore.

 

Ministri gjatë fjalës së tij u ndal edhe tek reforma në drejtësi. Ai tha se me 2.2 miliadrë dollarë do të financohen nga qeveria vetëm për ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë, KLP, KLGJ, SPAK e BKH.

 

Sakaq, ministri Ahmetaj njoftoi se drafti do të kalojë këtë të premte në Kuvend ku do të fillojnë dhe diskutimet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *