Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
08 August 2026
Vizion fokus

Dhjetëra sulme ruse në Ukrainë, dy të vdekur dhe...

I dorëzoi fanelën me numrin 10 Salah, mësohet se...

Mbyllet dita e 69 e protestës, nis marshimi në...

“Rapunzel” e Indisë thyen rekordin Guinness, flokët e saj...

Zjarr në një banesë në Gjirokastër, shkak bombola e...

VIDEO/ Emigranti vdes tragjikisht ndërsa përpiqej të hynte në...

Makina përfshihet nga flakët në Fier

Dita e 69 e protestës, qytetarët nisen drejt Kryeministrisë

Përmbytje në Indi, raportohet për 100 të vdekur

Vizita e tij e parë në Serbi, Zelensky mbërrin...

Ahmetaj-PD: Po dizinformoni, VKM-ja nuk ka të bëjë me kasat fiskale

17 Nëntor 17:42

Ministri i Financvave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka reaguar në lidhje me akuzat e PD për VKM-në e kasave fiskale të bizneseve.

 

Në një postim në “Facebook”, Ahmetaj shprehet se nuk ka asnjë VKM për ndryshimin e kasave.

 

Sipas Ahmetajt deklarata e PD është përsëritur dhe shfaq një padituri të thellë pasi thjesht po disinformon qytetarët.

 

“Nuk ka asnjë VKM për ndryshimin e kasave fiskale për bizneset! Forcojmë sistemet e kontrollit të sasive të hidrokarbureve, në favor të qytetarëve dhe buxhetit! Shumë tipike e PD, deklarata e përsëritur për të disatën herë e “ekspertit X”, që në rastin më të mirë është shfaqje paditurie të thellë, e në rastin më të keq, që është dhe më i mundur, disinformim me dashje i qytetarëve. Është humbje kohe t’u kthesh përgjigje për çdo budallallëk!”

 

Minsitri thotë se VKM-ja nr.651 datë 31.10.2018 nuk ka të bëjë aspak me kasat fiskale të biznesve, por vetëm me sistemet fiskale për kontrollin e sasive në shoqëritë e hidrokarbureve dhe të shitjes së tyre me pakicë.

 

“Së pari, ka një ndryshim thelbësor mes “sistemeve fiskale” dhe “kasave fiskale” dhe së dyti, efekti i kësaj VKM-je shtrihet vetëm mbi rreth 3 mijë sisteme fiskale të lidhura me sektorin hidrokarbur dhe aspak mbi rreth 145 mijë kasa apo pajisje fiskale që përdoren nga bizneset e tjerë në Republikën e Shqipërisë. Vetëm “eksperti X” i PD nuk e lexon dot atë që është e shkruar e zeza mbi të bardhë, ose për meritën e tij, nuk arrin ta kuptojë.”

 

Sipas Ahmetajt ky standard i ri që aplikohet për shoqëritë e hidrokarbureve, është një hap më tej për forcimin e kontrollit dhe të monitorimit të këtij sektori të rëndësishëm duke mbyllur hapësirat potenciale për evazion.

 

“Monitorimi i depozitave të tregtuesve me shumicë do të behët në mënyrë automatike duke raportuar sasinë e karburantit periodikisht si dhe duke rakorduar hyrje-daljet në të . Po kështu mundësohet monitorimi i depozitave të pikave fundore të shitjes së karburantit si dhe raportimi në kohë reale i shitjeve fundore të tyre. Në këtë mënyrë, bëhet një monitorim i plotë i lëvizjeve të sasive të karburantit dhe një rakordim më i saktë i sasive të tregtuara në vend në kohë reale! Këto ndryshime, janë një instrument i duhur në favor të administratës fiskale, për të adresuar më mirë administrimin e një sektori shumë të rëndësishëm për të ardhurat publike.”

Posted Under:
Politike
Tagged:
Arben Ahmetaj Kasa fiskale PD VKM

Nga e njëjta kategori

Mbyllet dita e 69 e protestës, nis marshimi në rrugë

më shumë...

Dita e 69 e protestës, qytetarët nisen drejt Kryeministrisë

më shumë...

“Rruga jonë drejt BE, e qartë”, Rama: Shqipëria është në momentin më të mirë në shumë aspekte

më shumë...

Referendume për hartën e bashkive? Kume: Vendimi i Kolegjit Zgjedhur nuk e lejon mbajtjen e tyre

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:48

Jeta po i përkëdhel! Këto 3 shenja...

10:22

Dhjetëra sulme ruse në Ukrainë, dy të...

10:06

Përfshihet nga flakët banesa në Shkodër, zjarri...

9:58

I dorëzoi fanelën me numrin 10 Salah,...

9:50

Mbyllet dita e 69 e protestës, nis...

9:42

Qëndrimi ulur për shumë orë mund të...

9:42

Shuhen disa vatra zjarri, forcat vijojnë operacionin...

9:23

Kosova shpall “non grata” drejtorin e Telekom...

9:08

“Rapunzel” e Indisë thyen rekordin Guinness, flokët...

9:04

Arsyet përse duhet të hani një lugë...

8:45

Ariu hyn në vendin e shenjtë në...

8:36

Zjarr në një banesë në Gjirokastër, shkak...

8:18

VIDEO/ Emigranti vdes tragjikisht ndërsa përpiqej të...

8:17

Makina përfshihet nga flakët në Fier

7:54

Dita e 69 e protestës, qytetarët nisen...

7:48

Përmbytje në Indi, raportohet për 100 të...

7:17

Vizita e tij e parë në Serbi,...

7:14

Çfarë ndodh nëse Kuvendi i Kosovës nuk...

6:58

“Sheiku i kombëtares”, zbulohet shuma e madhe...

6:57

Zjarr i madh pranë Borizanës, flakët përfshijnë...

Më të klikuarat

  • Aksident i rëndë në Greqi, humbin jetën nënë e bir nga Shqip...
  • Skandal në bandën muzikore, drejtori i grupit sulmon s*ksual...
  • “Humba gjithçka”, bashkëshortja dhe djali ndërruan jetë në a...
  • Detaje nga aksidenti i rëndë në Greqi, nënë e bir po shkonin...
  • Tragjedia në Gjermani, këta janë tre shqiptarët që humbën je...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.