Subscribe

Hoxha Ahmed Kalaja, ka rrëfyer në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj se si ka qenë rinia e tij, dhe për periudhën që ka studiuar në Siri.

Kalaja ka treguar se sirianët ishin një popull i varfër por shumë të dashur me të huajt, edhe me ata të feve të tjera.

Ndërsa rrëfeu edhe shqiptarët e mëdhenj që kishin dhënë një kontribut për Islamin dhe Sirinë.

Pjesë nga biseda:

Pranvera Borakaj: Si ishte Siria në ato vite?

Ahmed Kalaja: Siria nuk është se kishte ndonjë ndryshim të madh nga Shqipëria, por normalisht pjesa fetare ishte ajo që mbizotëronte, njerëz shumë bujarë, shumë të dashur, shumë të edukuar. Ajo që na bënte përshtypje ishte se i donin shumë të huajt, edhe të feve të tjera, por kur merrnin vesh që neve kishim ardhur për të studiuar për fenë për islamin,. Shqipëria 40 vite komunizëm, ishte një plus që shqiptarët në Siri kishin dhënë një kontribut shumë të madh. Është një lagje në Damask të Sirisë, një lagje e madhe shqiptare, plus që disa dijetarë shqiptarë në botën Islame janë tre, Albani dhe dy Arnautët. Albani shumë i njohur në had’hit dhe Arnauti. Sa herë na thoshin nga jeni ju nga Albania, a thoshin ata Sheh Albani, Sheh Arnauti. Kishte varfëri, nuk kishte komoditet, ne jetonim në konvikt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *