E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Aguero shënon tripletë

Manchester Siti rikthehet te fitorja ne shtëpi pas humbjes se një jave me pare ne Liverpul dhe rigjen Kun Aguerron. Ne ndeshjen e vlefshme per javën e 24 te kampionatit anglez përballe Njukasell Junajtid skuadra e Guardioles provoi gjate, por u desh te vinte minuta e 34 e takimit kur pas nje krosimi te De Brojnes nga e majta Aguerro me koke nuk fali duke e devijuar ne mënyre vendimtare topin dhe i dha avantazhin vendasve.

 

Ne duelin mes dy trajnerëve spanjolle Guardiola dhe Benitez katalanasi do te triumfonte serish edhe për shkak te yllit argjentinas qe ne pjesën e dyte shënoi dhe dy here te tjera per vendasit, duke u ngjitur ne kuotën 16 gola sezonale. Fillimisht ne minutën e 62 kur gjyqtari akordoi penallti ne favor te Sterling Agurerro dyfishoi shifrat nga pika e bardhe. Megjithëse pak minuta me vone Njukasell me nje kundërsulm te shpejte ngushton diferencat me Merfin, vendasit ne te 83 rigjejne Aguerron qe realizon tripleten e dyte personale ketë sezon.

 

Reklamë

Fillimisht Leroi Sane vallëzoi ne mënyre marramendëse mes 4 mbrojtësve ne zonën e rreptësisë dhe pasoi per argjentinasin qe nuk fali. Siti shkon ne 65 pike 12 me shume se Manchester United i vendit te dyte, ndërsa Njukasell mbetet ne 23 duke ndjere gjithnjë e me shume rrezikun e vendeve te fundit ne renditje.

 

Ne Spanje, përfituesi me i madh i barazimit te Atletikos se Madridit ne shtëpi nuk është Valencia, por Vijarreali. Nëndetësja ka fituar 2-1 ne shtëpi kundër Levantes dhe e sheh veten ne vendin e 4 ne renditje, çka do te thotë Champions Sezonin e ardhshëm. Ne Estadio de la Seramika te verdhet kane testuar fillimisht traversën dhe me pas shtyllën pingule te miqve përpara se Trigueros te shënonte nga pika e bardhe e penalltisë per nje faull te Portiere ndaj Manu Kastilehos.

 

Me te filluar pjesa e dyte serish Kastilleho godet shtyllën, ndërsa Cherishev nuk mund te beje gje tjetër veç ta çoje topin ne rrjete gjate nje kundërsulmi te shpejte ne minutën e 50 te ndeshjes. Vetëm ne minutën  e 4 te shtesës, Levante realizon golin e nderit me nje penallti te realizuar nga Marti, por vetëm kaq. Ne Las Palmas, Valencia edhe pse kalon e para ne avantazh, nuk merr dot asnjë pike ne fund, sepse vendasit rikthehen ne luftën per te mos rene nga kategoria.

 

Ne minutën e 5 te ndeshjes Santi Mina shfrytëzon nje goditje këndi dhe e çon topin ne rrjete, por vendasit rikthehen edhe per shkak se fati është me ta kur shtylla nuk lejoi dyfishimin e shifrave ne favor te miqve. Jonathan Viera barazon shifrat ne minutën e 21 pas nje kombinimi te bukur brenda zonës. Ne minutën e 53 Paulista le te tijtë me 10 lojtare per shkak te kartonit te kuq qe mori, ndërsa penalltinë qe shkaktoi per prekje te topit me dore brenda zonës e ktheu ne gol Jonathan Kalleri.

 

Las Palmas merr tre pike te çmuara dhe ngjitet ne kuotën 14 pike, ndërsa Valencia mbetet e treta me 40.6 me shume se Vijarreali qe është i katërti.

Vazhdo të lexosh

Reklamë