Drejtori ekzekutiv i Institutit për Studimin e Krimeve dhe pasojave të Komunizmit në Shqipëri (ISKPK), Agron Tufa ka kërkuar azil politik në Zvicër.

Lajmi është bërë I ditur nga avokati I tij, Kujtim Cakrani. Ky I fundit shkruan në facebook se Agron Tufa është kërcënuar në forma të ndryshme dhe I është bërë shantazh.

Kjo, sipas avokat Cakranit, ka bërë që Tufa të kërkoje strehim politik për të mbrojtur familjen dhe jetën e tij. Edhe vete Agron Tufa ka deklaruar gjate muajve te fundit se eshte kercenuar vazhdimisht nga persona qe sipas tij i tremben dosjeve te komunizmit pasi shume prej tyre ndodhen ne pozita ende te larta ne institucione te ndryshme shteterore.

Po ashtu mësohet se ai ka paraqitur dorëheqjen nga posti që mban, nëpërmjet një letre dërguar kryetarit të Bordit Drejtues te ISKPK, Uran Butka.

 

Postimi i avokatit Kujtim Cakrani

 

Kërcenimet dhe zvarritja pafund e gjyqit, mosfillimi i procesit ndaj Cajës, kërcënimet në rrug dhe format e fshehta të shantazhit, e kanë shtyrë Drejtorin e Institutit për Studimin e Krimeve të Komunizmit Z. Agron Tufa, të kërkojë strehim politik për të mbrojtur familjen dhe jetën e tij!
Në një vend ku krimi komunistë i djeshëm është më i egërr se kurrë, kërkimi dhe vendosja e drejtësisë është e pamundur.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *