E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Agron Shehaj: Shqipërisë po i ikin të rinjtë, qeveria vetëm i zhvat

Ish-deputeti i PD, Agron Shehaj deklaroi se nga Shqipëria po largohen të rinjtë.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, ai akuzoi qeverinë se diçka e tillë ndodh sepse Edi Rama nuk ofron shpresë për ta.

 

Reklamë

Ai theksoi se ka ardhur koha të nisë një rrugëtim i ri.

 

“Shqipërisë çdo vit po i ikin djemtë dhe vajzat më të mirë sepse qeveria vetëm zhvat dhe nuk ofron asgjë më për njerëzit. Rama e ka futur vendin në një qorrsokak të rrezikshëm. Prandaj ne duhet patjetër të ndryshojmë kurs, të nisim një rrugëtim të ri, nje fillim të ri me besim tek një e ardhme më e mirë për të gjithë. Koha për të zgjedhur po afron.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë