E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 23 minuta më parë
Politikë

Agron Shehaj bën akuzën e fortë: Në PD vlerësohet servilizmi dhe…

Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Agron Shehaj deklaron se sot në forcën politike që ai përfaqëson nuk vlerësohet puna, por servilizmi.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, Shehaj thekson se nëse fiton drejtimin e PD-së, do të ketë mundësi për të gjithë, përmes punës dhe konkurrencës së ndershme.

 

“PD duhet të tërheqë njerëzit më të zotë dhe më të mirë që të bëhet #PartiaQeFiton. Por ata nuk bëhen pjesë nëse në PD nuk vlerësohet puna dhe aftësia. Sot, në PD nuk vlerësohet puna, vlerësohet servilizmi dhe bindja e verbër. Me mua në PD do të ketë mundësi për të gjithë dhe karrierë të hapur për të gjithë, përmes punës dhe konkurrencës së ndershme”, shkruan Shehaj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë