Subscribe

Agron Llakaj ka prekur me fjalët e tij për ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur Koço Devole.

Në një mesazh të shpërndarë në “Instagram”, Llakaj shkruan se është i shokuar nga lajmi i trishtë dhe nuk e pranon dot faktin që ai nuk do të jetë më.

Teksa e quajti “perandor të fundit të humorit shqiptar”, ai thekson se ikja e Devoles është dhimbje për këdo që ka buzëqeshur e qeshur me rolet e tij.

“Mund të gjeja një fotografi më të bukur, por ky karakter i joti më çon te Chaplin….,sa aktor i bukur, sa komik, skenarist e regjisor, karikaturist me shije të hollë, ishe gjithçka që mjeshtëria e humorit kërkon. Kush si ty?! Humori sot humbi Gjeneralin , e kam thënë dhe do ta them sa Zoti të më jap frymë dhe jetë….Dimensioni yt artistik i pakrahasueshëm, elegant dhe fisnik, aktor papioni. Shqiptaret të kanë shijuar në vite e vite….dhe sot ti ndalove ,ndalove për të nisur udhëtimin e pakthyeshëm drejt Zotit. I dashur Koço ! Ikja jote është dhimbje për këdo që ka buzëqeshur e qeshur me ty! Për mua ishe i veçantë, zemra ska fjalë, jam i shokuar dhe nuk e pranoj dot faktin se ti nuk do të jesh më Koco! Ti kam thënë me gjallje dhe sjam pishman….Ti je Perandori i fundit i humorit shqiptar! Lamtumire i Madh! Lamtumire Gjigand! Qofsh i Zotit! Dua kohë ta besoj se është e vërtet që kë ikur”, shkruan Agron Llakaj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *