E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Agron Llakaj, lot dhe dedikim të ndjerë për të madhin Met Lika

Aktori i njohur Muhamet Lika, i njohur si pjesë e grupit të parodistëve të Vlorës, u nda nga jeta në moshën 65-vjeçare të enjten, për shkak të një ataku në zemër.

 

Ky lajm hidhëroi shumë nga personazhet publike të showbiz-it shqiptar, ndër ta dhe Agron Llakaj. Aktori i njohur i humorit bëri një dedikim në ‘Instagram’, ku preku të gjithë ndjekësit me fjalët e tij.

 

Reklamë

“Sot është një ditë e rëndë, e hidhur helm dhe e trishtuar. Lajmi që ti Meti u ndave nga ne, jo vetëm më bëri që të mos i mbaj lotët, por humbja është e madhe, jo vetëm fizike për ty Meti i dashur, por për humorin shqiptar dhe për të gjithë shqiptarët, që humbëm një humorist të rrallë, familja një njeri të dashur dhe Vlora një nga legjionarët e humorit shqiptar. ‘Ata janë katër… Mosketieri i parë na la’. Lamtumirë Meti i dashur”, ka shkruar Agroni krahas videos ku shfaqet pranë parodistëve.

 

https://www.facebook.com/agronllakajpublicfigure/videos/659503967847295/

Vazhdo të lexosh

Reklamë