I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, kryetari i PAA-së, Agron Duka ka folur mbi kërkesat që ai I ka parashtruar grupit dhe liderit të opozitës, Lulzim Bashës. Ai shprehet se nëse Basha nuk arrin të gjejë ekuilibrin për të plotësuar kërkesat e secilit aleat do të thotë që mungon aftësia menaxhuese.
Pjesë nga diskutimi:
Agron Duka: Nuk mund të kënaqen më interesat tona njëlloj, sikur do ishin koalicionet klasike, sepse ne do ishim me njerëzit tanë.
Alban Dudushi: Kush e bën rezistencën? E bën Basha, apo opozitarët e tjerë? Sepse natyrisht ti ke kërkesat e tua, por Mediu ka të tijat, Ndoka, Idrizi po ashtu…
Agron Duka: Basha do e ketë kokëçarjen më të madhe, sepse në fund të fundit ai do e ketë përgjegjësinë më të madhe. Po deshe me u bo kryeministër, do mbash hall të madh, nuk është kollaj, Tani, ai do gjejë ekuilibrin me të gjithë këto njerëz. Nëse si gjen… kjo është aftësi menaxhuese. Nëse s’I gjen, do të thotë që s’je i aftë…





