E martë, 6 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Agjenti Dybala’s bisedime me United, Juventus kërkon shkëmbim me Lukakun

Agjenti i Paulo Dybala ndodhet në Londër ku sipas, Sky Sports, do të zhvillojë bisedime me Manchester United me qëllim arritjen e një marrëveshjeje shkëmbimi mes Romelu Lukakut dhe sulmuesit argjentinas.

 

Reklamë

Dybala ka qenë subjekt I shumë spekulimeve gjatë kohëve të fundit pasi duket se nuk bën më pjesë në planet e Juventus.

 

Reklamë

Edhe pse Dybala nuk ka dëshirë të largohet nga Torino, pas interesit të shfaqur nga Juventus për sulmuesin belg Lukaku, lojtari argjentinas duket se është vënë në kërkim të një klubi të ri.

 

Juventus tani do të presë dhe do të shikojë nëse përfaqësuesi i Dybalas mund të bie dakord për kushtet me Unitedin, dhe pranimin e propozimit për një shkëmbim mes Dybalës e Lukakut.

 

Dybala, i cili ka shënuar 78 gola në 182 paraqitjet e Juventusit që nga hyrja në klub nga Palermo në 2015, pritet të kthehet në stërvitje me bardhezinjtë të enjten pas angazhimit në Copa America me Argjentinën.

Vazhdo të lexosh

Reklamë