E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Agjentët e Huaj”, Gjeorgjia heq dorë nga projektligji i krahasuar me Rusinë

Partia qeverisëse e Gjeorgjisë ka vendosur anulimin dhe tërheqjen nga projektligji “Agjentët e Huaj”.

 

Ligji i propozuar shkaktoi protesta masive në të gjithë vendin. Shoqëria civile shprehej se ligji shkelte të drejtat themelore dhe do të krijonte një hendek mes kombit kaukazian dhe Evropës.

 

Reklamë

Projektligji ishte krahasuar me një sërë ligjesh të miratuara në Rusi dhe të dënuar nga grupet e të drejtave si një përpjekje për të kufizuar liritë themelore dhe për të goditur disidencën në vend.

 

Legjislacioni i diskutueshëm do të kërkonte që organizatat që marrin 20% ose më shumë të të ardhurave të tyre vjetore nga jashtë të regjistroheshin si “agjentë të huaj” ose të përballeshin me gjoba të rënda. 

 

Analistët kanë vënë re ngjashmëri mes situatës në Gjeorgji dhe Ukrainë, të dyja ish-republikat sovjetike të cilat e kanë gjetur veten të ‘kapur’ mes Lindjes dhe Perëndimit.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë