Agjencia Evropiane e Sigurisë Ushqimore ka aprovuar krimbat si burim të sigurt ushqimi për njerëzit. Miëpo, Komisioni i BE-së ende nuk e ka miratuar vendimin.

Sipas agjencisë, ato janë të pasura me proteina, yndyra dhe fibra.

Ky lloj krimbi i verdhë, shihet me shumë interes nga komuniteti shkencor dhe industria ushqimore në sektorin e insekteve që mund të konsumohen.

Sipas shkencëtarit Ermolaos Ververis, “ka shumë avantazhe për mjedisin dhe ekonominë zëvendësimi i burimeve tradicionale të proteinave, mishi i kafshëve, me burime që kanë nevojë për më pak kosto. Kërkesat e reja do të hapin mundësi të reja ekonomike”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *