Subscribe

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri i doli në mbrojtje kryedemokratit Lulzim Basha për akuzat që janë hedhur ndaj tij për hetimin e krimeve të luftës dhe raportin e Dick Martyt. Pas një takimi që pati me liderin e opozitës, Bahtiri bëri thirrje që të ndalen sulmet ndaj tij sepse ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën.

 

“Kam ardhur të vizitoj mikun tim sepse ka kontribuuar për Kosovën dhe e kam shpallur qytetar nderi. Dua të bëj një apel, të gjithë krerëve të partive politike që të bashkohemi sot si një trup sepse kemi një tragjedi në Kosovë. Kosova është në një situatë tejet të keqe dhe të brengosur sepse UÇK sot po trajtohet në Hagë padrejtësisht. Shpifjet më të ulëta që bëhen nuk i takojnë Bashës, prandaj jemi këtu që të mbrojmë deri në fund sepse e kemi nip dhe ka dhënë një kontribut të veçantë për Kosovën. Unë e falenderoj përzemërsisht, kontributi i tij nuk harrohet në Kosovë. Shpifjet e disa njerëzve janë të ulëta.”

 

Kurse Lulzim Basha tha se duhet solidarizim me Kosovën e qytetarët e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *